Site icon Telegrafi

​Pejë, arrestohet personi që ishte në kërkim për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Pejë, i cili ishte në kërkim me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për vrasje në tentativë.

Njësiti për Reagim pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune operative ka arritur ta arrestojë rreth orës 12:00, të dyshuarin L. L. (1998), nё rrugën ‘Mbretëresha Teuta’ nё Pejё.

Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari ishte i dënuar me burg në kohëzgjatje prej një viti për shkak të veprës penale vrasje në tentativë. I dyshuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë nё vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Exit mobile version