Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar në Pejë pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht xhaxhain e tij.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në këtë raport.