Të enjten në Pejë është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet më tutje në këtë raport. /Telegrafi/