Site icon Telegrafi

Pejë, arrestohet i dyshuari për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Policia bën të ditur se më datë 13 qershor 2023 rreth orës 23:10, ishin informuar se nё rrugën “ Ali Pashё Gucija ” nё Pejё ka tё shtёna me armё zjarri.

“Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, sot me datё 03.07.2023, ёshtё identifikuar lokacioni dhe ёshtё arrestuar i dyshuari: H.D. i lindur me 1978 mashkull/Kosovar”, thuhet në njoftim.

Pasi qё hetuesit e kanё intervistuar tё dyshuarin nё prezencën e avokatit mbrojtës, nё konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti ёshtё ndaluar pёr 48- orё. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

Exit mobile version