Telegrafi

Pejë, arrestohen dy persona për vjedhje

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës, Stacioni Policor nё Pejё, me datёn 11.10.2020, ka pranuar njё informacion se nё rrugën “Bill Klinton” nё Pejё, ka ndodhur njё rast “Vjedhje e Rёndё”.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore, ka arritur tё identifikojë dhe arrestojë tё dyshuarit A.G. lindur me 1999 dhe V.M. lindur me 1987.

Pas intervistimit tё dyshuarit tё dytё i njëjti ka pranuar se ka blerё motoçikletёn nga i dyshuari i parё, ndёrsa i dyshuari i parё pas intervistimit ka pranuar veprёn “vjedhje e rёndё’, po ashtu gjatё intervistimit ka pranuar se ka kryer edhe pesё (5) vepra tё tjera tё natyrёs sё njejtё.

Motoçikleta e vjedhur pas konfiskimit i ёshtё kthyer pronarit legjitim.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parё pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё lirohet nё procedurё tё rregullt.