Site icon Telegrafi

Pejanja e “O Sa Mirë” vishet bukur për në shkollë (Foto)

Arta Nitaj, e njohur tashmë për publikun si “Xhesika” e cila luan rolin e pejanes në serialit “O Sa Mirë”, është shndërruar dalë nga dalë në një prej personazheve më të dashur për publikun.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ka rënë në sy për bukurinë dhe elegancën e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, bukuroshja Nitaj ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në ‘Facebook’, ku shfaqet shumë sportive e veshur me një palë tuta vërtet moderne.

Në mbishkrimin e fotografisë ajo ka shkruar “në shkollë”, çka ka treguar se kolegji ka qenë destinacioni i saj i radhës për tu paraqitur me këtë veshje.

Mbetet të shihet se si do të vijojë roli i ‘Xhesikës’ në një prej serialeve vendore më të ndjekura. /Telegrafi/

Exit mobile version