Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast mashtrimi që ka ndodhur në Pejë.
Sipas raportit të policisë, viktima mashkull dje ka raportuar se me datë 09.22.2022 me të dyshuarin mashkull kosovar ka bërë një marrëveshje gojore për blerjen e dy veturave.
Për këtë marrëveshje të dyshuarit ia ka paguar 15,000 (pesëmbëdhjetë mi) € kesh, dhe 14,500 (katërmbëdhjetë mi) € përmes gjiro llogarisë, mirëpo i dyshuari nuk ia ka sjellë veturat.
I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/