Telegrafi

Pejani e detyron një femër të marrë drogë, arrestohet nga Policia

Një person në Pejë ka detyruar një femër të konsumojë substancë narkotikë në formë të cigares.

Policia ka konfirmuar se tashmë personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital, transmeton Telegrafi.

“Më 27.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar viktimën femër kosovare të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares. Lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/