Një person në Pejë ka detyruar një femër të konsumojë substancë narkotikë në formë të cigares.
Policia ka konfirmuar se tashmë personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital, transmeton Telegrafi.
“Më 27.04.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se me forcë e ka detyruar viktimën femër kosovare të konsumojë substancë narkotike në formë të cigares. Lidhur me rastin viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor”, njofton Policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/