Telegrafi

Pedro nuk e vazhdon kontratën e përkohshme pa Willian

Pedro dhe Willian (Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Pedro Rodriguez në sezonin e ardhshëm pritet ta vazhdojë karrierën larg Chelseat, mirëpo deri në përfundim të edicionit aktual duhet të qëndrojë në Stamford Bridge.

Mirëpo, që të ndodhë kjo, ai duhet të nënshkruajë kontratë të përkohshme me Blutë deri në mbyllje të sezonit.

Kontrata e spanjollit përfundon më 30 qershor, ndërsa The Sun raporton se ai nuk pranon ta zgjatë atë pa mësuar të ardhmen e Willian.

Pedro (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Braziliani është duke luftuar për një kontratë të re trevjeçare, ndërsa klubi i ka ofruar vetëm dy vite kontratë.

Lexo po ashtu Pedro e ka zgjedhur Romën

Kjo ka bërë që Pedro ta lidhë të ardhmen e tij me 31-vjeçarin, pasi që nuk dëshiron të mbetet te Chelsea pa Willian. /Telegrafi/