Futbollisti i Barcelonës, Pedri, shënoi një gol të mrekullueshëm në minutën e 37-të të ndeshjes kundër Galatasarayt në Ligën e Evropës, pasi kaloi disa lojtarë kundërshtarë në zonën e rreptësisë.
Galata ishte e para që shënoi me golin e Marcaos në minutën e 28-të dhe kaloi në epërsi 1-0, por pak më pak se dhjetë minuta më vonë mysafirët nga Spanja arritën në barazimin.
Torres ia pasoi topin Pedrit dhe mesfushor i ri bëri dy lëvizje mashtruese që mashtruan të gjithë mbrojtjen kundërshtare dhe më pas e dërgoi topin me qetësi në rrjetë.
Pedri "dead body go surplus" Gonzalez. pic.twitter.com/KiCJSNIEXE
— 𝐂𝐇𝐀𝐑𝐋𝐄𝐒 (@ChaaliiyKay) March 17, 2022
Me këtë lëvizje ai kujtoi në mënyrë të papërmbajtshme lojtarin më të mirë të Barcelonës në histori dhe një nga më të mirët e të gjitha kohërave, Lionel Messin.
Argjentinasi shpeshherë ka ditur të driblojë kundërshtarët e tij në këtë mënyrë, por pas ndeshjes Pedri nuk pranoi krahasime me legjendën.
Ndryshe, ndeshja u mbyll me fitoren e Barcelonës, duke bërë që klubi katalanas të kalojë në çerekfinale. /Telegrafi/