Telegrafi

Pedri: Më dhemb kur e shoh Messin duke vuajtur, shpresoj të kthehet

(Foto: Football Espana)

Ylli i Barcelonës, Pedri, thotë se i dhemb ta shohë Lionel Messin duke vuajtur te Paris Saint-Germaini dhe shpreson që të rikthehet në Camp Nou.

Superylli argjentinas nuk ka arritur nivelet e tij në Parc des Princes prej se iu bashkua klubit francez si transfer i lirë në verën që lamë pas.

Për më shumë, ai i ka realizuar vetëm dy gola në 18 paraqitje në Ligue 1, ndërsa skuadra e tij u eliminua nga Liga e Kampionëve në të tetën e finales nga Real Madridi.

(Foto: Twitter/Barca Worldwide)

“Kurdo që mundem, i shikoj ndeshjet e tij, sepse mëson shumë kur e shikon futbollistin më të mirë në botë duke luajtur”.

Lexo po ashtu ‘Në asnjë mënyrë’ – Pedri kërkon të mos krahasohet me Messin

“Por, është e vërtetë se kur gjërat nuk shkojnë siç duhet për një mik, siç e konsideroj unë atë, dhemb paksa”.

“Kam kaluar momente të shkëlqyera me Leon në fushë dhe jashtë saj, ai është një person i mrekullueshëm, prandaj shpresoj që të kthehet. Jam kënaqur duke luajtur me të dhe është kënaqësi ta kesh bashkëlojtar”, ka deklaruar 19-vjeçari për La Vanguardia. /Telegrafi/