Telegrafi

Peci: Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim

Ish ambasadori, Lulzim Peci, e vlerësoi si të gabuar idenë se me masa policore mund të integrohet veriu i Kosovës.

“Nëse dikush mendon se me masa policore mund të integrohet veriu e ka shumë gabim, veriu do të integrohet në atë moment kur të fitohen mendjet edhe zemrat e popullatës serbe në atë pjesë të vendit”, tha ai.

Peci u shpreh se një gjë e tillë mund të arrihet duke krijuar mirëbesim. Sipas tij serbët e Kosovës frikësohen.

“Neve na duket kjo iluzore, për duhet ta kuptojmë se ata qëndrojnë në mes të pritjeve të ambicieve që i kanë nga Serbia si shtet edhe realitetit të jetesës në Kosovën e pavarur”, tha ai, për RTV21.

Drejtori  i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) vlerësoi se se Ballkani Perëndimor ka hyrë në dilemën e sigurisë duke përmendur kështu armatosjen e disa prej shteteve të këtij rajoni.

“Problemi kyç në Ballkan është që ka marrë armatim më tepër se sa që I duhet për mbrojtje është Serbia, është eklatante”, tha Peci.

Ai e cilësi si serioze faktin se Serbia bleu e 12 avionë nga Franca, megjithatë shtoi se nuk mund të bëjë “mrekulli me ta”

“Është serioze është teknologjia e fundit e aeroplanëve ushtarakë të Francës, por kjo e ka edhe dimensionin e tjetër politik. Tendenca e Francës së paku ashtu po mendon administrate Serbia më ketë hap po tenton që të kthehet diqysh kah Perëndimi”, tha ai.