Site icon Telegrafi

Peci në mbrojtje presidentes Osmani, i reagon Isa Mustafës: Ti je kumbara i Asociacionit

Ministri i Bujqësisë në Qeverinë Kurti nga Lista Guxo, Faton Peci, duke i dalë në mbrojtje presidentes Vjosa Osmani, ka akuzuar ish-kreun e LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se ky i fundit “paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës”.

Peci, cili po tregohet i ashpër në reagimet ndaj ish-bashkëpartiakëve të tij në LDK edhe ndaj deklarimeve të tyre që nuk kanë të bëjnë me bujqësinë, ka ka reaguar ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, pasi ky i fundit përmes një postimi në Facebook, i ka kërkuar presidentes Osmani, që të tregojë se çfarë thotë Neni 7 i planit evropian, të cilin e ka pranuar kryeministri Kurti e të cilin e ka përkrahur edhe presidentja Osmani.

“Më 25 gusht të vitit 2015, delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa ka nënshkruar katër marrëveshje me Serbinë, në mesin e të cilave ishte edhe Asociacioni komunave me shumicë serbe”, ka shkruar Peci.

Më tej ai ka thënë se “sot, shkelësi i 23-fishtë i Kushtetutës, Isa Mustafa, ish-kryeministër, paska shkretuar sërish duke shfryer mllefin kundrejt presidentes Osmani, për sherrin që ia ka lënë në shpinë Kosovës”.

“Më mirë se ti Isa Mustafa askush nuk e di se çfarë do të thotë Asociacioni dhe çfarë thonë edhe nenet specifike, thjesht sepse ti je kumbara i Asociacionit”.

“Si një ekonomist i vetë-shitur, mbase e kupton që me logjikën e ekonomisë së tregut, të ka skadu qëndrimi në politikë dhe atë pas ndëshkimit nga vota qytetare. Si një qytetar në pension, ke kohë të reflektosh prapa dhe ta konfirmosh se Asociacioni dhe çfarëdo zhvillimi në raport me situatën aktuale politike e kemi trashëgim nga ti dhe shokët e tu”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Për pikën 7 të planit evropian, Mustafa: Le të tregojë Vjosa Osmani a është kjo në harmoni me Kushtetutën?

“Monitoroje tensionin, sepse Asociacionin na e le ti, e gjetëm këtu”.

“Ju edhe mund të shpreheni për çfarëdo, por duke qenë se janë pasojat e veprimeve tuaja politike me të cilat përballemi sot, së spaku në këtë periudhë rri qetë, nëse nuk ke për të thënë diçka përtej pendimit”, ka shkruar Peci. /Telegrafi/

Exit mobile version