Me 42 vota PËR dhe 9 KUNDËR, komiteti për politik të jashtme në Parlamentin Evropian mbrëmë në Brisel ka sjellë rezolutën për Maqedoninë, njofton Telegrafi.
Me sugjerim të informuesit Ivo Vajgl, rezoluta përmban rekomandim të kushtëzuar dhe i dërgohet Këshillit të Evropës për të filluar bisedimet me Maqedoninë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Rekomandimi i kushtëzuar varet nga përmbyllja e krizës politike dhe me sukses të organizohen zgjedhjet më 5 Qershor.
Kjo rezolutë propozohet për përparimin e Maqedonisë, me kushtet që i ka vendosur Komisioni Evropian në fund të vitit të kaluar./Telegrafi/