Telegrafi

PDK e quan të vonuar arrestimin e personit që thuhet se kërcënoi Arbana Xharrën

Përmes një kumtese për shty, PDK shprehet se “është koha e fundit që veprimet kërcënuese të merren seriozisht nga institucionet e drejtësisë, aq më parë kërcënimet ndaj veprimtares Arbana Xharra”!

Në komunikatën për media të kësaj partie thuhet se “paraburgosja e anëtarit të Vetëvendosjes, që kërcënoi Arbana Xharrën, është veprim që duket mbase i vonuar, derisa në rrjetet sociale para sa ditësh nga kjo lëvizje bëheshin ftesa për dhunë, madje ftoheshin anëtarët e kësaj lëvizjeje të përgatisnin arsenalin e tyre të mirënjohur- shishet me benzinë për djegie”.

“PDK pret nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga kjo gjuhë e urrejtjes, kërcënimit dhe veprimet e shantazhit nga anëtarët e saj. Kohët e fundit janë bërë përditshmëri në rrjetet sociale dhe mediet elektronike, kërcënimet dhe përkufizimet jodemokratike për zhvillimet politike, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.