Site icon Telegrafi

“Pazare mes artistëve në Këngën Magjike?’’, ja çfarë thotë Aurela Gaçe

Votimi i këngëtarëve për njëri-tjetrin është kontestuar shpesh në festivalin ‘’Kënga Magjike’’. Madje ky lloj votimi bëri që Stine të ndeshej keq me Florin për pikët që i dhanë njëri-tjetrit. Po çfarë mendon fituesja, Aurela Gaçe për këtë?

‘’Unë jam shumë e lumtur që kjo mënyrë votimi erdhi nga vetë artistët. Është shumë, po shumë qesharake të mendosh për dallavere, po çfarë dallaveresh kur çdo gjë është e hapur. Unë mund të kem 5 miq që konkurronin me mua edhe ja ta zëmë ata do më kishin votuar, ja ta zëmë dhe 5 të tjerë i paskam blerë (qesh), po të tjerët?

Sepse vinin pikë edhe nga asrtistë shumë të rinj, edhe nga ata me eksperiencë. Votimet dalin online,s ecili ka vënë firmën në fund të fletës. Do të doja që gazetaria, një herë të vetme të shtronte një pyetje: Pse ju artistë që e doni kaq shumë publikun dhe e mashtroni atë duke i bërë të blejnë biletën të të shohin ty, ju nuk këndoni live?

E kam në përgjithësi këtë për epideminë që ka zënë artin tonë .
Pse mediet nuk e shtrojnë këtë pyetje: Si ka mundësi që në 7 milion shqiptarë mbarë botës, ndodh që te ne një këngë merr një million klikime për 5 ditë. Mendohuni njëherë si mund të jetë e vërteta, çfarë mund të më shtyjë mua të mos pranoj t’I bëj këto lloj mashtrimesh?
Thjesht dashuria që më ka dhënë publiku, janë ata që më mësuan mua të jem e vërtetë.
Të ardhurat e çmimit unë do t’I çoj diku, aty ku dikush ka nevojë për ngrohje dhe ushqim, qoftë për një sëmundje të një fëmije që ka nevojë për ndihmë, edhe këtë e bëj pa marrë çmime, paçka se rralle e bëj publike diçka të tillë”, thotë Gaçe për ‘’Panorama’’.

Gaçe ka folur edhe për marrëdhënien me motrën e saj, Blertën, edhe ajo këngëtare dhe konkurente në Këngën Magjike. Madje e pyetur nëse Blerta bëhet xheloze për suksesin e saj, Aurela përgjigjet:

‘’Vetëm njerëzit e vegjël e me inate personale mund të mendojnë kaq ngushtë. Blerta e do skenën si unë. E pse të mos ketë 3-minutëshin e saj, ashtu si unë e çdokush tjetër që ndien dashuri për skenën?’’

Exit mobile version