Dimitri Payet ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij fanatike me West Hamin në Ligën Premier.
Sipas Daily Mail, pas Paris Saint Germanit për mesfushorin francez ka shfaqur interesim edhe Barcelona.
29-vjeçari me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e londinezëve në sezonin e ardhshëm, por që kjo të ndodhë, klubet e interesuara duhet të paguajnë 50 milionë euro.
Payet ka shënuar 12 gola këtë sezon në të gjitha garat për West Hamin. /Telegrafi/