Edhe pse me vizitën e Ministrit për Punë të jashtme të Maqedonisë, Nikos Kotzias në Maqedoni u vërejtën shkëndija shprese për të gjetur zgjidhje në mes Maqedonisë dhe Greqisë, kryetari i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos ka akuzuar Maqedoninë për politikë irredentiste përballë Greqisë dhe popullit grek.
”Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë duhet ta kuptojë se vazhdon me politika irredentiste dhe provokon me histori të falsifikuar. Bashkimi Evropian ka dënuar deri tani shtete që kanë hapur konflikte diplomatike me vendet anëtare të kësaj bashkësie.” duke ju kërcënuar Maqedonisë edhe një herë në lidhje me problemin diplomatik për emrin dhe identitetin e Maqedonisë.
Këto komente ai i tha në prani të Presidentin france Emmanuel Macron i cili në fjalën e tij në konferencën e përbashkët nuk përmendi problemet e përbashkëta të Greqisë me fqinjët.
Tsipras, kryeministri i Greqisë pas takimit me Macron tha se është biseduar për Ballkanin dhe për sfidat e përbashkëta. /Telegrafi/