Zyrtarët e Kievit kanë akuzuar Moskën për krime lufte, pasi një video u shfaq në mediat sociale që tregon disa ushtarë që qëllojnë dy ushtarë të dorëzuar ukrainas teksa ata dolën nga një gropë me duart e ngritura lart.
Në video shihet një ushtar duke dalë nga një gropë në fushëbetejë me duar të ngritura dhe më pas i shtrirë përtokë.
Një tjetër ushtar lëkundet dhe gjithashtu bie në tokë. Trupat ruse më pas duket se hapin zjarr dhe video përfundon, transmeton Telegrafi.
https://twitter.com/igorlachenkov/status/1730925903041970530?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1730925903041970530%7Ctwgr%5E629a4b743f36d3e1134b619b511a7fd9117ba910%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kyivpost.com%2Fpost%2F24967
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha: “Videoja tregon një grup njerëzish me uniforma ruse që qëllojnë nga afër dy ushtarë të paarmatosur me uniformën e Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët po dorëzoheshin”.
Reuters nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur origjinalitetin, datën ose vendndodhjen e videos. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Rusia mohon të ketë kryer krime lufte gjatë luftës 21-mujore në Ukrainë. Kievi thotë se Rusia rregullisht shkel rregullat e luftës.
https://twitter.com/maria_drutska/status/1730939764411424785?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1730939764411424785%7Ctwgr%5E629a4b743f36d3e1134b619b511a7fd9117ba910%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.kyivpost.com%2Fpost%2F24967
“Të qëllosh ata që dorëzohen është krim lufte”, tha avokati i popullit ukrainas për të drejtat e njeriut Dmytro Lubinets në platformën e mesazheve Telegram.
Oleksandr Shtupun, zëdhënës i komandës ushtarake të Ukrainës Tavria, i tha ueb faqes Ukrainska Pravda se video është “konfirmim i qartë” se Rusia po shkel rregullat e luftës në baza ditore. /Telegrafi/