Site icon Telegrafi

Pavarësisht se sa shumë e doni partnerin tuaj, ka një arsye të mirë që të mos i ndani kurrë këto gjëra me të

GettyImages

Për disa arsye, nuk jeni të detyruara t’i zbuloni sa partnerë seksualë keni pasur deri më tani

Dihet se komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje. Megjithatë, disa gjëra nuk duhet t’i zbulohen partnerit, transmeton Telegrafi.

Fjalëkalimet tuaja

Këtu, mbi të gjitha, nënkuptojmë ato nga rrjetet sociale. Ndarja e tyre me partnerin është tërësisht e panevojshme dhe mund të shkaktojë edhe më shumë grindje, në rastin kur sheh diçka që nuk i pëlqen apo diçka e interpreton gabimisht.

Gjithashtu, as ju mos e detyroni atë që të ndajë fjalëkalimet me ju. Gjithmonë është më mirë t’i besohet partnerit kur është fjala për virtualitetin real.

Aventurat seksuale nga e kaluara

Jo, nuk jeni të detyruara t’i zbuloni sa partnerë seksualë keni pasur deri tani. Gjithashtu, kur bëhet fjalë për jetën seksuale, ajo që ai gjithashtu nuk ka nevojë të dijë janë detajet e së njëjtës me ish-partnerët tuaj.

Askush nuk e ka të lehtë të dëgjojë gjëra të tilla, të cilat gjithashtu do të mund të zgjonin pasiguri dhe xhelozi ndaj tij, andaj kini këtë parasysh, para se hapeni lidhur me këtë temë.

Që nuk ju pëlqen ndonjë anëtar i familjes së tij

Qoftë nëna e tij, që i pëlqen të jetë më e zgjuar, motra që vazhdimisht teston nëse je mjaftueshëm e mirë për të apo për dikë tjetër. Nëse e pranoni se nuk ju pëlqejnë, ai do të ndihet vetëm i grisur, sikur duhet të zgjedhë.

Çfarëdo që duhet të bëni kur bëhet fjalë për familjen e tij, bëjeni me një buzëqeshje dhe më pas bëjeni në mënyrën tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version