Telegrafi

Pavarësisht se ndihmoi Putinin të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti bjellorus uron ukrainasit në ditën e pavarësisë

Presidenti i Bjellorurisë, Alexandar Lukashenko, i cili autorizoi forcat ruse që të përdorin territorin e vendit të tij që të fillojnë pushtimin rus në Ukrainë, dhe që njihet si mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka uruar popullin ukrainas në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

“Jam i bindur se mosmarrëveshjet aktuale nuk do të mund të shkatërrojnë themelet e raporteve ndërfqinjësore mes dy popujve, raporte këto që janë ndërtuar ndër shekuj. Bjellorusia do të vazhdojë të përkushtohen në ruajtjen e harmonisë dhe zhvillimin e ndërsjellë”, tha Lukashenko, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu theksoi se popullit ukrainas i dëshiron “paqe, tolerancë, trimëri, fuqi dhe sukses në rikthimin e jetës në normalitet”.

Lexo po ashtu Zelensky: Çdo ditë e re është arsye të mos heqim dorë

Kujtojmë që Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt – duke e sulmuar përmes Bjellorusisë që ia kishte dhënë bekimin e plotë ushtarëve të Putinit.

Madje edhe tani rusët shpesh kryejnë sulme mbi Ukrainën duke e sulmuar përmes Bjellorusisë, vend ky i cili nga fillimi i luftës është rreshtuar krah Putinit. /Telegrafi/