Site icon Telegrafi

Pavarësisht se janë shkatërruar të gjitha urat, Severodonetskun akoma nuk e kontrollojnë plotësisht rusët

Severodonetsk në lindje të Ukrainës që ishte pikë e nxehtë e luftimeve të ashpra javëve të fundit, akoma nuk është bllokuar plotësisht nga trupat ruse, pavarësisht se kontrollojnë 80 për qind të territorit të qytetit.

Guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se forcat ruse kanë shkatërruar tri urat që lidhin me qytetet tjera, duke u pamundësuar kështu hapja e korridoreve humanitare për civilët, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Brenda bunkerëve të Azovstalit, ku mijëra civilë dhe ushtarë ukrainas ishin strehuar pas rrethimit të Mariupolit nga forcat ruse

Ai shtoi se mbi 500 civilë janë strehuar në fabrikën e kimikaleve Azot, që gjithashtu ishte cak i sulmeve ajrore të ushtrisë ruse.

Rreth 12 mijë persona vazhdojnë të jenë në qytet, që para se të shpërthente lufta kishte mbi 100 mijë banorë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version