Një ushtar ukrainas lirisht mund të quhet njeriu më me fat, për faktin se ka arritur t’i mbijetojë goditjes së një plumbi të kalibrit të lartë.
Pavarësisht që ishte goditur me të nga rusët, cilësia e lartë e jelekut antiplumb, bëri që ta ndalë forcën shtytëse dhe t’i mbijetojë më të keqes, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, ushtarët rusë nga fillimi i luftës në Ukrainë janë ankuar për armë të vjetra, të ndryshkura, pajisje tjera ushtarake që pothuajse u ka dalë afati i përdorimit.
Ndërkaq jeleku antiplumb i ushtarit ukrainas është një dëshmi se armët moderne si dhe vullneti për ta mbrojtur atdheun nga pushtuesit, u ka ndihmuar deri sot që të zmbrapsin rusët nga çdo tentativë për të pushtuar qytetet e mëdha.
Madje ushtari i Kievit shihet i buzëqeshur dhe tregon plumbin që ia kishte shqyer jelekun, por që kishte arritur t’ia ndalë forcën shtytëse që ka mundur të jetë edhe fatale për të. /Telegrafi/
A good example of how high-quality armor saved the life of a Ukrainian soldier. pic.twitter.com/OvO4o0obw6
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2023