Ukrainasit me marrjen e armëve moderne në vendet perëndimore, janë bërë makth i pilotëve rusë të helikopterëve dhe aeroplanëve luftarak.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka publikuar videon më të fundit të rrëzimit të një aeroplani luftarak rus Su-25, që goditet me raketë, transmeton Telegrafi.
Është interesant se piloti rus kishte të vendosur brenda kabinës një kamerë, që po filmonte fluturimin e tij.
E pavarësisht që fluturonte shumë ulët për të shmangur radarët e ukrainasve, piloti rus alarmohet kur goditet nga raketa.
Ai arrin të katapultohet dhe të zbret i gjallë në një fushë të gjelbëruar, ndërsa fluturakja e tij shpërthen me të përplasur në tokë.
Pamjet e këtij momenti janë marrë nga kamera që e kishte montuar piloti në helmetë, me të cilën së bashku u katapultua.
Ky pilot rus pasi është zënë rob nga ukrainasit, i është gjetur kamera e cila filmoi momentin e sulmit me raketë dhe rrëzimit të fluturakes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sfq8FzPbUUo&ab_channel=FrenchForeignLegionnairefromUSSR