Site icon Telegrafi

Pavarësisht se e lutën shumë herë, pasagjeri i avikompanisë amerikane refuzoi të largohet nga aeroplani – policët humbin durimin dhe e nxjerrin me dhunë

Pamjet e një pasagjeri janë bërë virale pasi u filmua kur filloi të “qajë” derisa po e arrestonin, pasi ishte ftuar policia sepse kishte patur ai një mosmarrëveshje me stafin e aviokompanisë dhe një pije alkoolike.

Burri i paidentifikuar kishte kërkuar një koktej për të cilin është refuzuar, dhe policët u ftuan pasi u krijua një atmosferë kaotike në fluturaken e aviokompanisë amerikan American Airlines, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë shfaq burrin që urdhërohet të largohet nga aeroplani, por që ai vazhdimisht refuzon. Madje ata e lutën për më shumë se 30 minuta, duke këmbëngulur që nuk ka bërë asgjë të keqe.

E kur policët humbën durimin dhe vendosën ta nxjerrin me dhunë, ai filloi të “qajë” sikur të ishte fëmijë dhe pa e prekur mirë ankohej se po ushtrohet dhunë ndaj tij.

Videoja e postuar në TikTok dhe më pas e shpërndarë në Reddit, ka marrë mbi 4 mijë komente, kurse pasagjeri është prangosur nën akuzën për mosbindje dhe për pengim të kryerjes së detyrës zyrtare. /Telegrafi/

Man forcibly removed from flight after refusing multiple requests to leave from attendants, pilot, and police. All started over being denied a pre-takeoff gin and tonic.
by u/losfathead in PublicFreakout

Exit mobile version