Se Vladimir Putini dhe Moska zyrtare nuk dëshiron të di asgjë për ushtarët rusë të vrarë në Ukrainë, e dëshmon më së miri fakti se nuk dëshiron të negociojë për marrjen e kufomave, që ia kanë ofruar në dispozicion autoritetet ukrainase.
Reuters ka folur për trenat e veçantë frigoriferë, që Ukraina po i përdor për vendosjen e të vrarëve, transmeton Telegrafi.
“Në këta trena frigoriferë gjenden disa qindra kufoma të okupatorëve rusë. Shumica janë vrarë nga rajoni i Kievit, ka edhe nga Chernihiv dhe rajonet e tjera”, ka thënë një zyrtar ukrainas.
Volodymyr Liamzin, i angazhuar për bashkëpunim civil-ushtarak, ka thënë se kufomat janë mbledhur në këtë mënyrë në mënyrë që të mund të kthehen në atdheun e tyre.
“Sipas normave ndërkombëtare të drejtave humanitare, Ukraina po i respekton në mënyrë strikte – pas përfundimit të ofensivës palët obligohen të rikthejnë trupat e pajetë të ushtarëve në vendet e tyre të lindjes”, shtoi Liamzin.
Trena të tillë ekzistojnë në rajone të ndryshme në mbarë territorin e Ukrainës. /Telegrafi/
In a grim illustration of the toll of the Ukraine war on Russia's forces, Ukrainian military authorities prepare to send bodies of Russian soldiers home in refrigerated rail cars as fighting rages https://t.co/uwHJxFog0f pic.twitter.com/TY2UY5KMp7
— Reuters (@Reuters) May 14, 2022