Site icon Telegrafi

Pavard dhe Scalvini, Interi synon transferimin e njërit prej qendërmbrojtësve

Interi tani thuhet se po planifikon të nënshkruajë një qendërmbrojtës të ri, me Benjamin Pavard dhe Giorgio Scalvini në radarin e tyre.

Nerazzurrët janë tërhequr zyrtarisht nga gara për të nënshkruar me Lazard Samardzic, i cili ngriti kërkesat e tij për pagë në një takim mes rrethit të tij dhe drejtuesve të klubit javën e kaluar.

Interi dhe Udinese kishin shtrënguar duart për një marrëveshje prej 15 milionë euro plus Giovanni Fabbian dhe sipas Sky Sport Italia, Beppe Marotta po planifikon t’i përdorë këto para për të blerë një qendërmbrojtës të ri.

Sipas mediumit italian, Scalvini i Atalantës është ‘ëndrra’ e Interit, por çmimi i kërkuar nga Atalanta është i lartë dhe, më e rëndësishmja, Gian Piero Gasperini nuk dëshiron të ndahet me një tjetër lojtar kyç këtë verë pas Rasmus Hojlund.

 

Gazeta Tuttosport raporton se Nerazzurrët po planifikojnë gjithashtu një ofertë për Pavard të Bayern Munichut, megjithëse Manchester United po udhëheq garën për mbrojtësin francez.

Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Takehiro Tomiyasu i Arsenalit janë gjithashtu në radarin e Interit, por klubet e Ligës Premier duket se nuk dëshirojnë të shesin lojtarët e tyre. /Telegrafi/

 

Exit mobile version