Site icon Telegrafi

Paulo Dybala nuk do të rinovojë me Juventusin, klubet e Ligës Premier fillojnë kalkulimet

Paulo Dybala dukej se do të zgjaste qëndrimin e tij në Juventus, por tani argjentinasi favorizon një lëvizje në një klub tjetër pasi që Zonja e Vjetër nuk po i ofron ato që ai kërkon.

Ai tani bashkohet me lojtarë si Kylian Mbappe dhe Paul Pogba, të cilëve gjithashtu u skadon kontrata në verën e vitit 2022, duke i bërë ata në gjendje të negociojnë një kontratë me një ekip të ri gjatë këtij muaji.

Media argjentinase e lajmeve TyC Sports ishte një nga të parat që dha lajmin se Dybala tani ka zgjedhur të mos qëndrojë në Juventus pasi klubi ndryshoi disa kushte në ofertën e tyre për kontratën e re, duke prishur bisedimet.

A mund të kalojë Dybala në Ligën Premier?

Numri 10 i Juventusit është lidhur shpesh me një lëvizje në Ligën Premier, me klube si Manchester United dhe Tottenham Hotspur që e kërkonin.

Megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Dybala do të mund të largohej si një lojtar i lirë, shumë klube të tjera në Angli dhe në mbarë Evropën do të kërkojnë të joshin sulmuesin.

Një gjë është e sigurt: klubet që dëshirojnë të nënshkruajnë me Dybalan do të duhet të veprojnë shpejt, pasi një lojtar i kalibrit dhe përvojës së tij nuk bëhet rregullisht i disponueshëm për të nënshkruar.

Juventusi do të humbasë një nga lojtarët e tyre më të mirë

Pasi Cristiano Ronaldos që u largua nga Torino për në Mançester verën e kaluar, Juventusi ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundej për të siguruar që Dybala të mos e ndiqte rrugën e tij.

Pavarësisht kësaj, duket se nuk kanë mundur ta bindin argjentinasin të qëndrojë.

Aktualisht, Juventusi është i pesti në Serie A dhe do të përballet me Villarrealin në Ligën e Kampionëve.

Lajmi për largimin e Dybala do të bëjë pak për të siguruar tifozët se Bianconerët janë në rrugën e duhur për t’u rikthyer në garë për të fituar sërish Scudetton pasi Interi fitoi titullin sezonin e kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version