Site icon Telegrafi

Paul Pogba ka marrëveshje personale me Barcelonën, ka kërkuar largimin nga Manchester United

LONDON, ENGLAND - MAY 19: Paul Pogba of Manchester United looks on during The Emirates FA Cup Final between Chelsea and Manchester United at Wembley Stadium on May 19, 2018 in London, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Paul Pogba u ka thënë shokëve të skuadrës te Manchester United, se ka kërkaur largimin nga klubi dhe se do të bashkohet me Barcelonën.

Pogba ua ka bërë të ditur lojtarëve dhe stafit se në 48 orët e ardhshme ai do të dëshironte të largohej pas dy vitesh pas ribashkimi me Manchester Unitedin, kur erdhi nga Juventusi për 89 milionë funte (105 milionë euro).

Mesfushori 25-vjeçar francez kuptohet se i ka dërguar një mesazh drejtorit ekzekutiv, Ed Woodward, për t’i treguar dëshirën për largim.

Paul Pogba te Manchester United (Getty Images)

United e ka konfirmuar disa herë se Pogba nuk është në shitje, kur kanë mbetur edhe dy ditë që të fillojë kampionati.

Lexo po ashtu Manchester United nuk e shet Pogban

Klubi do të kishte mundësi të vogla që të nënshkruante me një lojtar të nivelit të tij pasi ka vetëm edhe dy ditë në dispozicion, ku mbyllet edhe afati kalimtar.

Flitet se Pogba ka rënë dakord me gjigantët katalanas për pagën në pesë vite kontratë.

Pogba drejt largimit Manchester United (Getty Images)

Ai pritet të fitojë 89.5 milionë funte (100 milionë euro), apo një rrogë bazë vjetore 18 milionë funte (20 milionë euro), që i bie se do të fitojë 346 mijë funte në javë (385287 euro).

Lexo po ashtu Blerjet në Ligën Premier - Këto janë 10 goditjet që mund ta tronditin tregun anglez në 48 orët e fundit

Edhe agjenti i tij Mino Raiola është i pajtimit që ai të kalojë të Barcelona.

Pogba ka marrëveshje me Manchester Unitedin (Getty Images)

Raiola ishte vet ai që të martën tha se nuk dëshiron t komentojë situatën e lojtarit: ‘Unë kurrë nuk do të bëj deklarata për Paulin. Ju duhet të flisni me Manchester United”, kishte thënë ai.

Ditët në vijim mund të jenë të nxehta si për Manchester Unitedin po ashtu edhe për Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version