Alexandre Pato ka marrë vendim që karrierën e tij ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi brazilian kishte mbetur futbollist i lirë që nga muaji gusht i vitit të kaluar, kur ishte ndarë me Sao Paolon.
Shumë oferta në drejtim të lojtarit, por braziliani ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në futbollin amerikan.
Excited to be a part of what @OrlandoCitySC is building! See you soon! 🦆 🦁
👋 @RuckusOrlando @IronLionFirm https://t.co/ldF0JPTg5I
— PATO (@Pato) February 13, 2021
Orlando City është skuadra që ka fituar garën për shërbimet e brazilianit i cili ka nënshkruar kontratë 12 mujore me këtë klub.
Pato u kërkua me ngulm edhe nga skuadra tjetër amerikane Inter Miami, por në fund zgjodhi Orlandon, klub ku ka luajtur më parë shoku i tij Rickardo Kaka.
31-vjeçari synon që me karrierën e tij të pasur t’i ndihmojë ekipit amerikan të fitojë titullin në MLS. /Telegrafi/