Site icon Telegrafi

A pati të ftohtë apo u gëzua? – kërcimi interesant i Kurtit në ndeshjen Kosovë-Lituani bëhet viral në rrjetet sociale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mbrëmë ka ndjekur nga afër ndeshjen e Kombëtares së Kosovës me Lituaninë, ndeshje kjo që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një moment i tij është bërë viral në rrejtët sociale, ku Kurti shihet duke kërcyer me duar në xhepa.

Nuk dihet nëse ky veprim i tij ka qenë në shenjë gëzimi për fitoren e Kosovës, apo për shkak të motit të ftohtë.

Megjithatë komentet në rrjetet sociale janë të shumta, disa prej të cilave thonë se kryeministri kishte të ftohtë.

Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore me rezultat 1 me 0 kundrejt Lituanisë, dhe me këtë rezultat ajo renditet e dyta në tabelë në grupin 2 në ligën C të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Exit mobile version