Telegrafi

Pati probleme teknike, Melinda Ademi reagon ashpër nda DJ-it të saj në një koncert

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes me angazhimet e saj të shumta dhe performancat energjike në koncerte.

Së fundmi, ajo ka qenë e pranishme në një nga koncertet e saj më të fundit, ku një problem teknik me muzikën ka ndikuar në zhvillimin e ngjarjes.

Ky incident ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është bërë temë e diskutimit në rrjete sociale.

Foto: Screenshot

Gjatë performancës së saj, një problem me pajisjet muzikore ka shkaktuar ndërprerje në muzikë, duke ndikuar në zhvillimin normal të koncertit.

Reagimi i Melinda Ademit në këtë situatë ka qenë i paparashikuar dhe intensiv. Ajo është afruar drejtpërdrejt te DJ-i i saj dhe ka reaguar në një mënyrë të ashpër, duke shprehur qartë pakënaqësinë e saj për problemet teknike që ndodhi në skenë.

Foto: Screenshot

Videoja e këtij incidenti ka filluar të qarkullojë me shpejtësi në rrjete sociale dhe ka marrë shumë vëmendje nga ndjekësit.

Në të, shihet këngëtarja duke shprehur frustrimin e saj ndaj ekipit teknik, duke e bërë këtë moment një nga temat më të komentuar të ditës.

Melinda dëgjohet duke thënë se nuk mund ta vazhdojë koncertin deri të rregullohen problemet teknike. /Telegrafi/