Nëse dëshironi të ndryshoni pak menynë, provoni këtë gjellë.
LEXONI PO ASHTU: Skarë pak më ndryshe: Koktej i shijshëm qebapësh në tigan apo në grill
Përbërësit:
4 patate të ëmbla
2 filxhanë supë të hollë nga perimet
1 filxhan kinoe
1 lugë vaj ulliri
1 qepë
1 thelb hudhre
1 filxhan fasule
1 filxhan kokrra misri, pak qimjon
koriandër
Spec të bluar
3 lugë lëng limeti
3 lugë mjaltë dhe pak kripë
100 g djathë të yndyrshëm dhe pak piper
3 lugë parmezan.
Përgatitja:
Kuinoun zieni në supë të hollë nga perimet në zjarr të dobët 15 minuta derisa të zbutet.
Në vaj shpejt fërgoni qepen e grirë imët dhe shtoni hudhër. Përzieni me kuinoun.
Shtoni fasulen e kulluar e të zier, misër të zier, koriandër, qimjon (lat.: Carum Carvi), spec të kuq, lëng nga limeti, mjaltë, kripë dhe piper.
Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni patatet e ëmbla të ndara përgjysmë. Qitni djathë të grirë në rende dhe parmezan dhe piqeni në furrë derisa djathi të shkrihet. /Telegrafi/