Telegrafi

Pasuria e pronarëve të klubeve nga Liga Premier – ku do të qëndronte Newcastle

Newcastle do të ketë pronarin më të pasur në Ligën Premier, nëse princi Mohammed bin Salman e merr klubin nën pronësi.

Epoka e Mike Ashleyt me Magpies po përfundon derisa  Fondi Publik i investimeve nga Arabia Saudite do të paguajë mbi 300 milionë funte.

TalkSport ka publikuar listën e pronarëve të 20 klubeve nga Liga Premier, derisa princi nga Arabia Saudite kryeson listën.

Bin Salman ka një pasuri prej 260 miliardë euro, i ndjekur nga pronari i Manchester Cityt dhe ai i Chelseat:

20) Norwich City: Delia Smith dhe Michael Wynn-Jones (£23 milionë funte)

19) Burnley: Mike Garlick (£62 milionë)

18) Watford: Gino Pozzo (£93 milionë)

17) Sheffield United: Princi Abdullah bin Musa’ed (£198 milionë)

16) Bournemouth: Maxim Demin (£900 milionë)

15) West Ham United: David Sullivan dhe  David Gold (£1.2 miliardë funte)

14) Brighton and Hove Albion: Tony Bloom (£1.3 miliardë)

13) Everton: Farhad Moshiri (£1.5 miliardë)

12) Liverpool: John Henry (£2.1 miliardë)

11) Crystal Palace: Joshua Harris (£2.7 miliardë)

10) Southampton: Gao Jisheng (£3.1 miliardë)

9) Manchester United: Familja Glazers (£3.6 miliardë)

8) Tottenham Hotspur: Joe Lewis (£3.9 miliardë)

7) Leicester City: Aiyawatt Srivaddhanaprabha (£4.6 miliardë)

6) Aston Villa: Nassef Sawiris (£5 miliardë)

5) Wolverhampton Wanderers: Guo Guangchang (£5.2 miliardë)

4) Arsenal: Stan Kroenke (£6.8 miliardë)

3) Chelsea: Roman Abramovich (£9.6 miliardë)

2) Manchester City: Sheikh Mansour (£23.3 miliardë)

1) Newcastle United:  Bin Salman (£260 miliardë). /Telegrafi/