Telegrafi

Pasuria e Presidentes: Vjosa Osmani ka një banesë, bashkëshorti i saj dy shtëpi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në bazë të asaj që ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, duket se pasuria e saj dhe ajo në pronësi të bashkëshortit nuk është edhe aq e vogël.

Në listën e pasurive të paluajtshme e para e shtetit ka deklaruar se ka një banesë, vlera e së cilës është 40 mijë euro, e që figuron si e papërfunduar, po ashtu një garazhe e cila ende është e papërfunduar me vlerë 2 mijë e 500 euro.

Osmani-Sadriu posedon edhe një parcelë toke, vlera e së cilës arrin në 38 mijë euro.

Deputetja ka deklaruar edhe pasurinë që është pronësi të bashkëshortit të saj, transmeton Telegrafi.

Dy shtëpi, një banesë, dhe një garazh janë deklaruar si pronë e bashkëshortit, ndërkaq një parcelë toke e kontraktuar është deklaruar si pasuri e përbashkët e qiftit.

E para e shtetit ka deklaruar edhe një veturë, si pronë e bashkëshortit me vlerë prej 7 mijë euro.

Detyrime financiare, Osmani i ka deklaruar se i ka 10 mijë euro, ndërkaq ka deklaruar edhe detyrime të përbashkëta financiare ndaj personave fizik e juridik në vlerë prej 115 mijë euro, kredi për shtëpinë e blerë në “Marigona Hill”.

Presidentja ka deklaruar se në bankë ka para të gatshme 6 mijë e 226 euro dhe 6 mijë 175 dollarë.

Ndërkaq bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu ka 10 mijë e 731 euro para të gatshme.

Të hyrja vjetori, Osmani ka deklaruar se ka nga paga në Kuvendin e Kosovës 16 mijë e 811 euro, nga Universiteti i Prishtinës, 2 mijë e 763 euro.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj ka pagë vjetore prej 20 mijë e 905 euro.

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje nga lista “Guxo”, Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës.

Osmani  u zgjodh në raundin tretë që ishte final për përcaktimin e presidentit të ri të vendit.

Në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë,  ndërsa Osmani mori 71 vota për dhe 11 të pavlefshme, të nevojshme për kreun e shtetit. /Telegrafi/