Edhe pse pranvera tashmë ka ardhur, reshjet që ende arrijnë të befasojnë lënë gjurmë në xhamat e dritareve dhe kjo është një dhimbje shtesë përpos pastrimit të përgjithshëm.
Ndonëse tregjet janë plot me produkte pastrimi, është mjaft sfiduese të gjesh atë të duhurin, i cili nuk do të lërë shenja të pista dhe do të lërë dritare të pastra me një lëvizje.
Për shkak të kësaj, shumica e njerëzve u kërkojnë mjete që mund t’i bëjnë në shtëpinë e tyre.
Ky lëng me vetëm tre përbërës është një mrekullibërës i vërtetë për dritaret tuaja.
Hidhni ujë të ngrohtë në legen, shtoni një kapak me zbutës rrobash dhe më pas gjysmë kapaku detergjent për larjen e enëve.
Njomni një leckë fshirjeje në përzierje, lani dritaret me të dhe hiqni ujin e tepërt me një leckë të thatë.
Përfundoni lustrimin me një lustër xhami.
/Telegrafi/