Telegrafi

Pasojat e uraganit Ida, New Yorkut mbulohet nga uji – në New Jersey tornadot po shkatërrojnë gjithçka që u del përpara

Uragani Ida po shkatërron gjithçka që po i del përpara – duke bërë që New Yorku dhe New Jersey të mbulohen nga uji, ku rrugët janë të pakalueshme sikurse edhe stacionet e metrove dhe qindra fluturime janë anuluar – e kjo bëri që të krijohen edhe tornado që shkatërruan shtëpitë.

Ida ka goditur mbi tri shtete amerikane, kurse De Blasio ka bërë të ditur se New Yorku ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve, transmeton Telegrafi.

“Po ballafaqohemi me një mot tejet të rëndë, ku pothuajse gjithçka në New York është mbuluar nga uji”, ka bërë të ditur kryetari i New Yorkut.

Pamjet amatore tregojnë pasojat e tornadove që kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara – nga shkulja e pemëve e deri të shkatërrimi i shumë shtëpive.

Autoritetet po bëjnë të pamundurën të evakuojnë banorët në zonat më të goditura, duke i dërguar nëpër strehimore nga frika se mund ta pësojnë me jetë nëse qëndrojnë në pronat e tyre. /Telegrafi/