Telegrafi

Pasojat e sulmit me dronë në Moskë, pamjet nga ndërtesa e goditur me fluturake pa pilot

Mbrojtja kundërajrore e Rusisë ka rrëzuar dy fluturake pa pilot në Moskë, rajon ky që për të gjashtën ditë me radhë po sulmohet, ka thënë kryebashkiaku i kryeqytetit rus.

“Mbrëmë mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar një dron në një lagje në Moskë, e një tjetër goditi një ndërtesë në ndërtim e sipër në qendër të Moskës”, tha Sergey Sobyanin, transmeton Telegrafi.

E tani janë publikuar fotografitë e para të dëmeve të shkaktuar në një rrokaqiell në Moskë, që sipas autoriteteve ruse tre persona kanë humbur jetën.

Lexo po ashtu Sulm i ri me dronë, shpërthime të fuqishme në qendër të Moskës – goditet një ndërtesë

Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kanë bërë të ditur se sulmi me dronë mbi territorin e Rusisë ka dëshmuar se ky shtet nuk është edhe aq i fuqishëm siç pretendon.

Sulmet me dronë janë bërë pothuajse përditshmëri në Rusi, ku forcat ukrainase po arrijnë të futin thellë në territorin rus dron të mbushur me lëndë shpërthyese. /Telegrafi/