Site icon Telegrafi

Pasojat e sulmeve ruse në Kharkiv, qendrën e qytetit mezi po e njohin banorët lokalë

Luftimet në Ukrainë po zhvillohen për të gjashtën ditë pothuajse në çdo cep të këtij shteti, e qytetarët nga e mbarë bota kanë publikuar imazhe të bombardimit të Kharkivit, qytet ky në lindje të Ukrainës.

E pavarësisht pretendimeve të Federatës Ruse se për qëllim ka demilitarizimin e Ukrainës, çdo ditë po shihen video që tregojnë granatimet e ashpra mbi civilë dhe objekte tjera, transmeton Telegrafi.

Ky qytet ka pësuar dëme të mëdha që nga fillimi i pushtimit rus, që nuk u ndalën duke e granatuar. E një prej sulmeve raketore filloi sot rreth orës 8 të mëngjesit, dhe për objektiv kishte objektet komunale që gjenden në qendër të qytetit – përkatësisht në sheshin Liria.

Lexo po ashtu Washingtoni në kontakt të vazhdueshëm me Zelensky, falë telefonit të sigurt satelitor që SHBA-të ia dhanë

Pamjet e shpërthimit të bombave po qarkullojnë nëpër botë, kurse kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se skenat e bombardimit të qytetit ukrainas, ia rikujtojnë granatimin e Sarajevës dhe masakrën në tregun Markale.

Disa orë pas granatimeve të ashpra, një numër i madh i reporterëve janë futur në qytet për të dokumentuar të bëmat e ushtrisë ruse. Ndërtesat e komunës janë shkatërruar plotësisht. /Telegrafi/

Exit mobile version