Site icon Telegrafi

Pasojat e sulmeve ruse në Irpin

Janë publikuar një sërë fotografish që shfaqin ndërtesat e shkatërruara dhe rrënojat, që kanë bllokuar rrugët e qytetit ukrainas Irpin në veri të vendit.

Janë pikërisht forcat ruse që për asnjë moment nuk i kanë ndalë granatimet mbi këtë qytet, që është i mbushur me civilë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Një pjesë e trupave ruse janë tërhequr nga Ukraina, dëshmi se nuk po mund të avancojnë në shumë fronte dhe kanë pësuar humbje të mëdha

Irpini gjendet në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas dhe prej fillimit të pushtimit rus, ka qenë cak i sulmeve të ndryshme të ushtrisë ruse – nga ato ajrore e deri të këmbësoria që nuk kurseu askënd.

Ndryshe sot Ukraina është futur në ditën e 35-të të luftimeve, të ashpra që po i zhvillon kundër ushtrisë së Vladimir Putinit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version