Telegrafi

Pasojat e sulmeve ajrore ruse në qytetin ukrainas Lviv

Korrespondenti i Sky News ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës ka pasur bombardime të shumta nga ana e ushtrisë ruse.

Aty janë bombarduar edhe rafineritë e naftës, duke shkaktuar zjarr të madh që i aktivizoi ekipet e shumta të zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin, transameton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ushtria ruse vazhdon sulmet në Lviv, banorët fshihen nëpër strehimore 

Madje ushtria ruse me krenari deklaron se ka kryer sulme ajrore – duke injoruar totalisht thirrje për mos hedhje të bombave mbi civilët.

Më poshtë ju sjellim imazhet e pasojave të bombardimeve ruse në Lviv, i cili nga mëngjesi i sotëm assesi të gjej qetësi nga bombat që po bien pandërprerë. /Telegrafi/