Korrespondenti i Sky News ka dalë në vendin e ngjarjes, ku në qytetin Lviv në perëndim të Ukrainës ka pasur bombardime të shumta nga ana e ushtrisë ruse.
Aty janë bombarduar edhe rafineritë e naftës, duke shkaktuar zjarr të madh që i aktivizoi ekipet e shumta të zjarrfikësve për ta lokalizuar zjarrin, transameton Telegrafi.
Madje ushtria ruse me krenari deklaron se ka kryer sulme ajrore – duke injoruar totalisht thirrje për mos hedhje të bombave mbi civilët.
Më poshtë ju sjellim imazhet e pasojave të bombardimeve ruse në Lviv, i cili nga mëngjesi i sotëm assesi të gjej qetësi nga bombat që po bien pandërprerë. /Telegrafi/