Telegrafi

Pasojat e rrëzimit të helikopterit në afërsi të Kievit, publikohen pamjet e reja që shfaqin fluturaken e shkatërruar duke u djegur

Janë publikuar pamje të reja nga rrëzimi i helikopterit në qytetin ukrainas Brovary në afërsi të Kievit.

Nga rrëzimi i helikopterit humbi jetën ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, si dhe zyrtarë tjerë të kësaj ministrie, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër policia ka njoftuar se nga kjo tragjedi kanë humbur jetën 14 persona, përfshirë tre fëmijë, për faktin se helikopteri u rrëzua në afërsi të një kopshti të fëmijëve.

Fillimisht është raportuar se ishte mjegulla që ia pamundësoi pilotit të sheh mirë, dhe si pasojë erdhi deri te rrëzimi.

E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se ka autorizuar të gjitha organet kompetente për të hetuar rastin.

Në video shihet e tërë zona e përfshirë në zjarr ku ka ndodhur rrëzimi, si dhe helikopteri që vazhdonte të digjej. /Telegrafi/