Site icon Telegrafi

Pasojat e pushtimit rus, dikur shporta e bukës së botës – sot Ukraina “mezi arrin të ketë për vete”

Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit pranë Kombeve të Bashkuara, David Beasley, ka paralajmëruar se pushtimi rus i Ukrainës do të ndikojë si në ushqim ashtu dhe në koston e saj në mbarë botën.

Ai tha se Ukraina ka bërë mjaftueshëm që ta “ngopë” popullin e vet dhe 400 milionë tjerë në mbarë botën, transmeton Telegrafi.

Shumica e furnizimeve të Programit Botërorë të Ushqimit, që ushqen rreth 125 milionë njerëz, vjen kryesisht nga Ukraina.

E nëse lufta vazhdon në Ukrainë, ekspertët vlerësojnë se ky vend zor se do të ketë për vete e lëre me për pjesët e tjera të botës. /Telegrafi/

Exit mobile version