Telegrafi

Pasojat e pandemisë së COVID-19, tre milionë gjerman mbeten pa punë

Ditë më parë, kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se Gjermania ndodhet ende në fillim të krizës së Coronavirusit.

Nga një fjalim në Bundestag, ajo u tha deputetëve se, “ne do të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë”.

“Nuk mund të kthehemi në jetën e përditshme si përpara virusit, por le të qëndrojmë të kujdesshëm gjatë pandemisë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Sipas një raporti të fundit publikuar nga Instituti për Hulumtimin e Tregut të Punës (IAB), deri më tani rreth 520 mijë njerëz kanë mbetur pa punë në Gjermani dhe kjo shifër do të arrijë rreth 3 milionë deri në fund të vitit.

Në studimin e publikuar, IAB tha se pritet që ekonomia e Gjermanisë të zvogëlohet me 8.4 për qind në vitin 2020, si rezultat i pandemisë.

“Ky do të jetë recesioni më i keq që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha IAB.

Lexo po ashtu Pas mbylljes nga pandemia, VW rinis punën në fabrikën më të madhe të makinave në Evropë

Por, Volkswagen ka rifilluar punën në fabrikën e saj më të madhe në veri të Gjermanisë.

Kompania njofton se, 8 mijë punëtorë në qytetin e Wolfsburgut filluan punën nën kufizime të forta të higjienës për të frenuar përhapjen e Coronavirusit. /Telegrafi/