Site icon Telegrafi

Pasojat e humbjes nga WBA: Prapaskena shokuese nga stërvitja e Chelseat – aty kur Tuchel e çoi në shtëpi Rudigerin

Antonio Rudiger i Chelsea u dërgua në shtëpi më herët nga stërvitja prej Thomas Tuchel të dielën pas një përplasje me një nga shokët e tij të skuadrës.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, qendërmbrojtësi gjerman kishte një debat të ashpër me portierin Kepa Arrizabalaga, duke rezultuar në largimin e Rudigerit nga prej trajnerit të tij. E gjithë kjo erdhi një ditë pas tronditjes së The Blues, në humbjen 5-2 ndaj West Bromit në Stamford Bridge.

Tuchelit i përfundoi ecuria prej 14 ndeshjeve pa humbje të shtunën dhe u kujtoi lojtarëve të tij nevojën për të qëndruar të përqendruar dhe të qetë pas ndeshjes. Por zhgënjimet e lojtarëve me sa duket shfaqen të dielën.

Përballja midis Rudiger dhe Kepa ishte, sipas burimeve të Telegraph, nga një ndërhyrje e vogël. Portieri reagoi dhe argumenti u kthye në një përplasje mes të dyve.

Tuchel ndërhyri dhe dërgoi mbrojtësin në dhomat e zhveshjes për t’u qetësuar, me Kepan që konsiderohej mjaft i qetë për të përfunduar seancën stërvitore.

28-vjeçari Rudiger thuhet se vullnetarisht i kërkoi falje portieri spanjoll, duke shkaur më pas në shtëpi.

Por, këta nuk ishin lojtarët e vetëm të Chelseat që u përplasën pas humbjes së tyre të shtunën nga skuadra e Sam Allardyce. Kapiteni i bluve, Cesar Azpilicueta dhe kolegu i tij, Reece James gjithashtu me sa duket kishin një shkëmbim fjalësh në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version