Site icon Telegrafi

Pasojat e coronavirusit, qytetarët e Hong Kongut të kapluar nga frika se mund të mbesin pa ushqim – zbrazin marketet

Për shkak të gjendjes kaotike dhe frikës nga coronavirusi, në Hong Kong marketet kanë mbetur të zbrazëta pasi brenda tyre nuk ka mbetur as edhe një artikull ushqimor.

Qytetarët e pushtuar nga frika se do të mbeten pa ushqim, kanë blerë sasi të madhe të artikujve ushqimorë, por Keri Lam që është në krye të Hong Kongut u është drejtuar qytetarëve të saj, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se si duket epiqendra e virusit, objektet e shumta kinezët brenda natës i shndërrojnë në spitale – ka hapësirë për 10 mijë shtretër

“Ka mjaftueshëm rezerva të ushqimit, përfshirë oriz dhe artikuj tjerë. Qytetarët nuk duhet të brengosen për këtë”, thuhet në njoftimin e Keri Lam.

Ajo gjithashtu ka kritikuar ashpër personat që kanë shpërndarë dezinformata, për kinse mungesë të produkteve ushqimore.

Lexo po ashtu Edhe një spital ndërtohet në qytetin kinez Wuhan

Kujtojmë që në Hong Kongu ka shënuar rastin e 21-të të prekurve me coronavirus që ka ngritur në këmbë tërë botën. /Telegrafi/

Exit mobile version