Pamjet amatore shfaqin pasojat e bombardimeve të pandërprera ruse mbi lagjet e banuara në Saltivka të Kharkivit.
Videoja është shpërndarë në Twitter nga Bjorn Stritzel, korrespondent i të përditshmes gjermane Bild, ku shihen rrënojat e ndërtesat që kanë mbuluar rrugët si dhe predhat që shkrepeshin në sfond, transmeton Telegrafi.
Stritzelit i është thënë nga komandanti i ushtrisë ukrainase në Kharkiv, se ajo për çfarë ka nevojë ky shtet evropian janë armët e rënda – pra artileri, aeroplanë dhe tanke.
Ndërkaq guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Synehubov, ka thënë se të paktën tre persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë lënduar nga bombardimet.
Ky qytet në verilindje të Ukrainës, është një prej rajoneve që prej fillimisht të luftës ka qenë cak i vazhdueshme i sulmeve ruse. /Telegrafi/
UA commander in Kharkiv told me the yesterday: “Most important thing we need is heavy artillery and MLRS to defend ourselves”.
Witnessed in Saltivka what he meant, UA can’t properly answer Russian shelling right now. pic.twitter.com/8rue0IxcU0— Björn Stritzel (@bjoernstritzel) April 19, 2022