Site icon Telegrafi

Pasimi magjik i Lukakut na kujton kohërat e arta të Xavit

Romelu Lukaku ka bërë një pasim brilant në ndeshjen e Interit ndaj Napolit.

Interi ka mposhtur Napolin me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 37-të në Serie A.

Golat në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënuan nga Danilo D’Ambrosio dhe Lautaro Martinez.

Lexo po ashtu Interi nuk e lëshon vendin e dytë, fiton me lehtësi ndaj Napolit

Megjithatë, epërsi e Interit do të mund të ishte edhe më e madhe nëse Nicolo Barella do të ishte më i saktë.

Mesfushori italian u shërbye me një pasim brilant nga sulmuesi Lukaku, i cili me këtë pasim me të jashtmen na kujtoi kohërat e arta të mesfushorit Xavi.

Lukaku bërë një lëvizje të mirë para se ta bëjë një pasim brilant, i cili nuk u shfrytëzua nga Barella. /Telegrafi/

https://twitter.com/CoppaVids/status/1288224943017271296

Exit mobile version